Djali 12- vjeçar dhe vajza 14- vjeçare rrëmbejnë armët dhe dalin për të vrarë policë. Qëllohet e mitura

0

Dy fëmijët të moshës 12 dhe 14 vjeçare u përfshinë në një shkëmbim zjarri me policinë në Florida të SHBA, pasi kishin ikur nga shtëpia duke hyrë në një shtëpi tjetër dhe duke vjedhur armë.

Djali, i armatosur me një AK-47 dhe vajza e armatosur me një armë gjahu, qëlloi policinë e cila u përball me ta jashtë një shtëpie në Enterprise të martën.

Vajza u qëllua dhe u plagos nga policia pasi ajo u drejtoi një armë gjahu oficerëve dhe pasi iu nënshtrua një operacioni, ndohet në gjendje të qëndrueshme në spital, sipas policisë.

Pamjet e kamerës së trupit të oficerëve së policisë, tregojnë se si efektivët fshiheshin pas pemëve ndërsa fëmijët qëllonin me plumba drejt tyre. Po ashtu shihet edhe momenti kur vajza u qëllua.

Zyrtarët rrethuan shtëpinë dhe njoftuan praninë e tyre, tha sherifi dhe rreth orës 8:30 pasdite, dhe të shtënat filluan nga brenda shtëpisë drejt oficerëve.

Në një moment një transmetim radio thuhet nga oficerët: “Hej djema, mbani vetëm mburojën para, le të mos i qëllojmë këta fëmijë”.

Sherifi Mike Chitwood shtoi se fëmijët ‘po dilnin për të vrarë policë’. Djali 12-vjeçar u paraqit në gjykatë të Enjten nën akuzën e vjedhjes me armë dhe përpjekje për vrasje të oficerëve të zbatimit të ligjit, sipas bashkëpunëtorit të NBC WESH2.

“Askush nuk vjen në punë për të qëlluar dhe vrarë askënd. Ne sigurisht nuk vijmë në punë për t’u futur në përleshje me armë me 12 dhe 14 vjeç”, thanë zyrtarët e policisë.

Pasi situata ishte qetësuar, policia thotë se ata gjetën një armë, një armë gjahu dhe një AK-47, së bashku me një sasi të madhe municioni, brenda shtëpisë.

https://metro.co.uk/video/police-wound-girl-kids-12-14-steal-guns-start-shootout-2432697/?ito=vjs-link

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu