Djali vrau babanë e tij me thikë/ Flet vëllai: Njoftuam policinë para 3 ditësh, vetëm e qortuan si të ishte fëmijë

0

Agan Halili, vëllai i 30-vjeçarit Miran Halili, që vrau babain e tij me thikë në Prizren, ka thënë se vëllai i tij ka probleme mendore që prej 10 vitesh. Vëllai i 30-vjeçarit, ka bërë një sqarim në llogarinë e tij të “Facebook-ut” teksa ka thënë se Miran Halili ka qenë për kurim disa herë në Klinikën Psikiatrike në Prishtinë, por që më pas është liruar nga spitali pa ndonjë sqarim. Ndër të tjera, ai ka akuzuar edhe Policinë e Kosovës, ndërsa thotë se i ka telefonuar para tre ditësh duke i njoftuar për kërcënimin, por që nuk e kanë marrë me seriozitet thirrjen e tij.

Më konkretisht, Agan Halili ka shkruar se:

Të dashur të afërm, shoqeri, e qytetarë të Kosovës. Ndjej detyrim moral të hedh dritë e të ju sqaroj drejtësisht mbi ndodhinë që preku familjen tonë. Familjes sime, babait tim të ndjerë, një njeri që e njihte një Prizren i tërë me rrethinë për zemërgjerësinë, urtësinë e tij, padrejtësisht po i hidhet faji për pakujdesi e çthurje në familje. Fillimisht nuk ka qenë zenkë në familje, e te ju vijë turp atyre që e nxorrën lajmin të tillë. Ai që kreu krimin, vellau im, është i semurë psiqik, ka çrregullime personaliteti, skizofreni dhe depresion. Ka 10 vite që e vuajmë këtë çrregullim të tijin. Vellau ka qenë në trajtim disa herë në Prishtinë, është mjekuar e më pas është liruar pa protokoll të qartë nga spitali, pa udhëzues të qartë se si duhet të shkojë trajtimi në vijim. Vëllau ka qenë i dhunshmëm edhe jemi detyruar disa herë ta çonim sërish në Psikiatri në Prishtinë, e shumë herë të tjera kemi kërkuar ndihmën e policisë. Ne e kishim vëllaun tonë, në rrugë nuk e linim dot, por edhe zgjidhje për këte gjendje jashtëzakonisht të vështirë nuk morëm kurrë nga shteti. I ndjeri babi im, e ka vuajtur edhe më shumë sepse ai është përfshirë edhe më shume në sëmundjen e vëllaut, e ka çuar ai vet në spital e polici, i ka dhenë ai ilacet me forcë, e ka nxjerr ai më shpesh se të gjithë për kafe qe ta kthente në normalitet. Duke parë gjendjen e rënduar të vëllaut ne kemi lajmëruar policinë e Prizrenit para 3 ditësh para se të ndodhte ky krim, ata kanë ardhur e kanë çortuar me fjalë si mund të çortosh një 2-vjecar edhe kanë ikur. Përgjegjësia për këte përfundim tragjik i takon vetëm institucioneve të Kosovës që janë përgjegjëse për të tilla probleme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu