Dje e mohuan, ja çfarë thotë sot Ministrja e Shëndetësisë për mjekun shqiptar që vdiq nga COVID-19

0

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar për ndarjen nga jeta të mjekut hematolog Arjan Pushi, i cili ishte infektuar me koronavirus. Manastirliu shprehu ngushëllimet për profesorin dhe përmendi kontributin e tij të çmuar në mjekësinë shqiptare.

Pushi është mjeku i parë që ndërron jetë nga Còvid-19 në vendin tonë.

Postimi i Ministres Manastirliu: Ndarja nga jeta e Profesor Arjan Pushit është një dhimbje e madhe për familjen, për miqtë e tij, për kolegët, pedagogët e Universitetit të Mjekësisë ku ka shërbyer për shumë vite.

Kontributi i çmuar i Profesor Arjan Pushit për mjekësinë shqiptare, do të mbetet i pashlyeshëm ndër breza. Megjithë përpjekjet e kolegëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv, prof. Arjani nuk ia doli dot, në betejën me virusin e rrezikshëm.

U prehsh në paqe Profesor Pushi! Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Ju jemi pranë në këto momente të vështira!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu