‘Do i blesh një kupë Luizit’? Olta poston foton dhe ironizon dy finalistët e BB VIP

0

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka vendosur që t’u kthejë përgjigje të gjitha pyetjeve që i kanë bërë ndjekësit e saj. E sigurisht që shumica kanë qenë të lidhur me “Big Brother VIP” dhe me raportin e saj me banorët.

“Do ja blesh një kupë Luizit si ajo që ja ke fshehur që të qetësohemi, je dashuri”, i shkruan një fans.

Ish-banorja e shtëpisë më të madhe në Shqipëri ka postuar një foto ku është duke biseduar me Luizin dhe krahas saj shkruan:

“Ti blej kupë Luizit dhe t’ja jap me dorën time hahaha, pak sa ja lashë por edhe t’blej”.


Ajo nuk e le me kaq pasi me ironi ka shtuar: “Ps: në foto unë, Luizi dhe fansat tanë”, duke iu referuar Krist Aliajt dhe Efi Dhedhes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu