Do kalonte në Rinas me 17 mijë paund të padeklaruara, nis hetimi për 42-vjeçarin

0

TIRANË- Një 42-vjeçar është proceduar penalisht nga policia kufitare në aeroportin e Rinasit, pasi u kap me një shumë prej 17 mijë paundësh të padeklaruara. Policia e Shtetit ndaloi shtetasin me iniciale D.H. ku pas kontrollit, iu gjetën 17.420 paund të cilat nuk i kishte deklaruar.

“-Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin D. H., të cilit i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 17 420 paund, të cilat ai nuk i kishte deklaruar. Në përfundim të veprimeve, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesore Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë” dhe nisi procedimi penal për shtetasin D. H.,”-shkruhet në njoftimin e Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Departamenti për Kufirin dhe Migracionin. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Goditen nga Policia Kufitare e Rinasit, 2 raste të kontrabandës së mallrave dhe 1 rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen veshje të ndryshme dhe 17 420 paund.

Nga Policia Kufitare në Portin e Durrësit janë goditur 2 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit. -Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, gjatë përpunimit të dokumentacionit, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar për kontroll më të detajuar në vijën e dytë, bagazhet e shtetaseve Xh. S. dhe D. Sh., në të cilat u gjetën veshje të padeklaruara në Degën e Doganës Rinas, me vlerë 12 840 euro.

Në përfundim të veprimeve, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nisi procedimi penal për shtetaset Xh. S. dhe D. Sh., për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. -Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin D. H., të cilit i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 17 420 paund, të cilat ai nuk i kishte deklaruar.

Në përfundim të veprimeve, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesore Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë” dhe nisi procedimi penal për shtetasin D. H.

-Në Portin e Durrësit, shërbimet e Policisë Kufitare ndaluan në dalje shtetasit Z. A., 42 vjeç, banues në Baghdad, i cili tentoi të kalonte kufirin, me një dokument të falsifikuar, si dhe shtetasin A. B., 27 vjeç, banues në Turqi, i cili tentoi të kalonte kufirin, me dokumentin e një shtetasi tjetër, me të cilin kishte ngjashmëri. Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financar të DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, i shtetasit Z. A., 42 vjeç, banues në Baghdad, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi A. B., 27 vjeç, banues në Turqi. Policia Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe Policitë vendore, do të vijojë kontrollet e imtësishme, me qëllim parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu