“Do më heqin qafe”/ Vrau bashkëshorten dhe akuzoi shqiptarët, piloti grek përfundon në burgun e Malandrinos me “killerin” shqiptar në dhomë

0

Piloti grek Babis Anagnostopoulos, i cili në një histori makabër vrau bashkëshorten e tij 20-vjeçare Caroline Crouch në shtëpinë e tyre luksoze në Athinë, ka njoftuar mediat se është i frikësuar për jetën e tij.

Pas marrjes së dënimit, Babis është transferuar në një qeli me një vrasës tjetër dhe mendon se shoku i tij i dhomës mund ta vrasë.

Javën e kaluar MailOnline zbuloi se ai ishte sulmuar në burgun e Korydallos nga një i burgosur gjeorgjian dhe më pas u transferua në burgun Malandrino, 250 milje në veri, i cili konsiderohet si “Alcatrazi grek”.

Ai tani po ndan qelinë me një vrasës të paidentifikuar shqiptar dhe Babis dhe avokati i tij janë të shqetësuar për jetën e tij mes frikës se një “kontratë vdekjeje” rëndon tani mbi të, pasi më herët ai kishte akuzuar shqiptarët dhe gjeorgjianët si grabitësit që ekzekutuan bashkëshorten e tij Caroline.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu