“Do të hedh bombë në koncert”, arrestohet fansi i reperes me famë botërore

0

Një burrë është arrestuar pas një kërcënimi me bombë në koncertin e reperes Doja Cat në Indianapolis të shtunën. Autoritetet thonë se personi në fjalë kërcënoi të pranishmit në koncert se do të hidhte një bombë që e kishte në çantën e shpinës me qëllim që të mos priste në rradhë.

Kjo ka shkaktuar panik te pjesëmarrësit, të cilët njoftuan policinë por nuk gjetën asnjë eksploziv. Hyrja në koncertin e reperes, u vonua për rreth 20 minuta, por vazhdoi më pas siç ishte planifikuar. Reperja me famë botërore nuk ka komentuar asgjë lidhur me këtë incident.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu