Kryeministri Edi Rama ka hapur një reflektim të ndjerë mbi mundësinë e largimit nga politika. Në një intervistë në podcast-in “Flasim”, ai u shpreh se shpesh e ka menduar sa i lumtur do të ishte nëse do të largohej nga posti i kryeministrit.
Sipas tij, ndonëse kjo ide i kalon shpesh në mendje, ajo që e ndalon është shqetësimi për vijimësinë e punës dhe për çka do të ndodhte pas largimit.
“Sa herë mendoj unë: ‘Ta lë këtë punë do të jem shumë i lumtur’, problemi është që pastaj thua si do vazhdojë puna, këtu, puna atje,” – tha Rama, duke theksuar se përgjegjësitë që ka si lider i vendit e bëjnë të mendojë për pasojat e një largimi të mundshëm.
Deklaratat e Ramës vijnë pas një periudhe të gjatë të angazhimit të tij në politikë, ku ka udhëhequr qeverinë për shumë vite.