Dogji flamurin shqiptar në mes të Sarandës, policia shpall në kërkim minoritari grek

0

Pak ditë më parë një minoritar grek, publikoi në rrjetet sociale momentin kur digjte flamurin shqiptar në mes të qytetit të Sarandës.

Momentin e djegies ai e ka shoqëruar me thirrje anti-shqiptare.

Ai ka thënë:

Këtë flamur e mora nga zyrat e OMONIA-s sepse nuk meriton që të qëndrojë atje dhe po e djeg. Këtu jemi në Sarandë, jemi në Vorio Epir dhe kam gjetur këtë leckë dhe shikoni sesi po digjet, ku janë patriotët dhe nacionalistët shqiptarë?
Lidhur me këtë ngajre, më në fund, pas shoqërimit të disa shqiptarëve që protestuan dje para konsullatës greke në Gjirokastër, Anti-Terrori ka marrë në hetim minoritarin grek Manol Viton.

Manol Vito është shpallur në kërkim dhe dyshohet se është larguar ilegalisht në drejtim të Greqisë.

Pas një verifikimi të bërë nga anti-terrori ka rezultuar se videoja është bërë një vit më parë, ndërsa është publikuar në rrjetet sociale pak ditë më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu