“Doja ta trembja, jo ta vrisja”, lihet në burg shqiptari që qëlloi me thikë të dashurën greke

0

Gjykata e Torinos në Itali ka vendosur të lërë në burg shqiptarin që qëlloi 5 herë me thikë të dashurën greke.

27 vjeçari Jetmir Kurtsmajlaj do të qëndrojë në qeli, pasi sipas trupës gjykuese, ekziston mundësia që autori mund të përsërisë krimin. “Ekziston rrezik real dhe konkret që ai të përsëri veprimin nëse lirohet”, tha gjyqtari.

Kujtojmë se mbrëmjen e së dielës, i riu shqiptar e sulmoi studenten greke fillimisht me grushte dhe shkelma dhe më pasi e qëlloi 5 herë me thikë.

Jetmir Kurtsmajlaj tha se donte ta trembte dhe jo ta vriste të dashurën e tij, ndërsa nëna e viktimës tregoi se vajza ishte qëlluar 5 herë në gjoks, qafë dhe bark me thikën e kuzhinës.

Ndërkohë, mediet në Greqi shkruajnë se 27-vjeçari shqiptar nuk kishte pranuar ndarjen dhe vazhdonte ta kërcënonte në rrjete sociale të dashurën greke.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu