Don Xhoni feston me armë në dorë , çfarë e gëzoi kaq shumë këngëtarin

0

Don Xhoni ka paralajmëruar prej javësh se së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor, që pritet të thyejë rrjetin. Para disa ditësh ai zbuloi se kënga e re, që do të mbajë titullin “Maffia” do të publikohet në datë 8 prill.

Ditën e sotme reperi ka përfunduar xhirimet e këngës dhe duket mjaft i kënaqur me rezultatet, aq sa ka festuar në një mënyrë shumë të pazakontë. Don Xhoni ka publikuar në Instagram një video të tij, në të cilën lajmëron se ka përfunduar xhirimet e këngës së re. Më pas me një armë në dorë ai qëllon në ajër, duke bërë realitet freestyle-n e tij ku shprehet “Veç me kallash kena gjujt”.

Kujtojmë se freestyle i reperit, “Make a posë”, tejkaloi çdo pritshmëri. Don Xhoni spikati në emisionin “Gjoni Black” të Meriton Mjekiqit me këngën e tij që u bë mjaft virale në rrjet duke kaluar kështu edhe kufijtë. Në TikTok u krijua një trend me këtë “freestyle”, ku persona të ndryshëm anë e kënd botës publikonin video ku hapnin sfida me kërcimin e Don Xhonit.

Vetëm prej këtij fakti, kënga ka kaluar mbi 34 milionë klikime në Youtube, duke u kthyer në një nga performancat më të pëlqyera në “Gjoni Black”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu