“Donin të më prisnin gishtat”, futbollisti rrëfen tmerrin e grabitjes: Mora fëmijën në prehër me shpresën që…

0

Ashley Cole është një prej futbollistëve që ka provuar të grabitet në shtëpi. Ish-lojtari i Anglisë dhe Chelsea ka rrëfyer momentet e ferrit në gjykatë. Ai as nuk e priste të jetonte më pas asaj që kishte parë të ndodhte.

“Sapo hapa Netfixin dëgjova për punë 10-15 sekondash një zhurmë të fortë. Muret e dhomës time po dridheshin. Mendova çfarë ishte ajo që po ndodhte.

Më pas pash disa persona të maskuar që më kishin hyrë në shtëpi. Mendova se nëse fshihesha, do të zemëroheshin më shumë, kurse me fëmijën në prehër nuk do të na bënin keq.

Më drejtuan thikën dhe më thanë të ulesha në gjunjë. Në atë moment mendova vdekjen, thashë se nuk do t’i shikoja më fëmijët e mi.

Njëri prej tyre donte të më priste gishtat një nga një. Më pas erdhi policia dhe ata u larguan, nuk mund t’u besoja syve që isha gjallë”, ka rrëfyer Cole mes të tjerash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu