Drama e familjes Rushiti përmes fotove, kur policia nxorri 8 anëtarët nga vila për llogari të fajdexhinjve

0

POGRADEC- Fotot që po shikoni datojnë në vitin 2017 dhe tregojnë se si mungesa e drejtësisë ka lënë për pesë vite me radhë anëtarët e një familjeje në qiell të hapur. Familja Rushiti jetonte në vilën dykatëshe që nga momentin që e kishin ndërtuar atë, por një borxh i pakthyer u rrëmbeu mundin e shumë viteve. Armand Liçaj dhe Bledar Aliaj, të dy të arrestuar nën akuzën e mashtrimit, grabitën vilën në fjalë pasi kryefamiljarit i kishin dhënë një shumë parash me fajde.

Në momentin që personi në fjalë nuk arriti t’ua kthente paratë në kohë fajdexhinjve, Liçaj dhe Aliaj u morën banesën. Pikërisht në vitin 2017, policia dhe përmbaruesit nxorrën zvarrë familjen Rushiti, pavarësisht se Beharja pretendonte se po i bëhej padrejtësi. Vendimi i Apelit thoshtë të kundërtën.

Asokohe Behare Rushiti dhe bashkëshorti i saj Kastriot Rushiti pretendonin se u kishin kthyer 35 milion lekë të vjetra fajdexhinjve, ndërsa këta të fundit kërkonin 200. Për vite me radhë, familja me tetë anëtarë u endën gjyqeve dhe vetëm një ditë më parë u njoftua arrestimi i fajdexhinjve. Tashmë, çifti Rushiti dhe fëmijët e tyre do të kthehen sërish në banesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu