Drejtoi për 5 vite Antiterrorin/ Kush është Gledis Nano, drejtori i ri i policisë së shtetit

0

Gledis Nano është drejtori i ri i Policisë së Shtetit, duke zëvendësuar në këtë post Ardi Veliun i cili dha dje dorëheqjen.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave dhe në mungesë të Ramës, emërimi i Nanos është firmosur nga zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, me propozim të Bledi Çuçit.

Nano ka mbajtur derimë tani postin e drejtorit të antiterrorit.

Në muajin Gusht në emër të Qeverisë Amerikane, ishte ambasadorja Yuri Kim ajo i dorëzoi Gledis Nano, një certifikatë vlerësimi.

Motivacioni lidhej me rolin dhe disa operacione të përbashkëta të suksesshme antiterrori me amerikanët drejtuar nga zoti Nano.

Nano ka qëndruar në krye të Antiterrorit për 5 vite ku ka drejtuar disa operacione delikate. Një i tillë ishte dhe ai i dëbimit të diplomatëve iranianë apo rusë nga vendi jonë.

Dosja e famshme e “Imamëve” është një tjetër çështje e hetuar prej tij. Veç trajnimeve të ndryshme ndërkombëtare nga agjenci të njohura në fushën e sigurisë, Gledis Nano në vitin 2017 u diplomua në Akademinë Kombëtare të FBI-së në Quantico Virginia.

Nano ka kaluar dhe procesin e Vetingut duke u konfirmuar në detyrë dhe duke mos iu gjetur pasaktësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here