Drejtoresha e Infowebtv, Anisa Bahiti, skanon realitetin mediatik shqiptar në takimin e Këshillit Global të Gazetarisë në Alanya të Turqisë

0

Drejtoresha e Infowebtv, Anisa Bahiti, është e ftuar në takimin e Këshillit Global të Gazetarisë, në cilësinë e anëtares së Bordit Direktiv. Ky takim po mbahet në Alanya të Turqisë.

Fryma e bashkëpunimit midis vendeve të ndryshme nga mbarë bota si; Turqia vend mikpritës, Azerbajxhani, Greqia, Gjermania, Austria dhe Rusia, mbetet e frytshme krahas problematikeve që janë diskutuar për mediat në vendet e mësipërme.

Politika, ekonomia, turizmi, etj, ishin disa nga temat që mediat e kanë fokusin e përditshëm, por ishin gjithashtu edhe temat e diskutimit në këtë takim 4 ditor në Alanya.

Çdo anëtarë i bordit drejtues, në kumtesat që mbajtën, evidentuan faktin se si ata duan t’a shohin botën mediatike, cila është panorama e medias në vendet respektive, dhe si ata duan që ajo të kryejë misionin e saj.

Ja fjala e Drejtores së Infowebtv, Anisa Bahiti, në këtë takim:

Liria e medias në Shqipëri ka moshën time, 30 vjeç!

Në hapat e para të saj është bërë vërtet një gazetari e mirëfilltë. Me gazetar, ndonëse nga bankat e shkollës, por me dashuri të madhe për profesionin. Krahas saj, dhe me qëllimin e vërtetë të të bërit gazetari, pa censurë, pa oligark, ndonëse me dhunë, por disa risqe merren përsipër për të kryer prej vërteti këtë profesion.

Gazeta e pare në vend ka qenë “Rilindja Demokratike”, një gazetë kjo e Partisë Demokratike e cila u botua 30 vjet me parë. Shtypi i shkruar në vendin tim, ka numëruar mijëra kopje të shitura.

Shumëkush drejtonte duart çdo mëngjes nga gazeta-shitësit;
Qytetarët ishin të ‘etur’ për media. Sepse regjimi diktatorial i kishte lënë vetëm një dritare komunikimi me ‘botën’ që ishte Televizioni Publik Shqiptar edhe ky me orar të përcaktuar. Dëgjonin në lajme, statistika të prodhimeve bujqësore të shokut “Enver”!

Por me kalimin e viteve kemi pasur gazeta private si “Koha Jonë”, “Gazeta Shqiptare” e shumë të tjera që i pasuan. Gazetat, e shtuara tashmë, informonin qytetarët shqiptarë, ndërkohë që nisi edhe gara e tirazhit të shitjeve, pra e konkurencës në treg. Për të mbijetuar, ky lloj mediumi nisi të luajë me tituj sensacionalë, gjë që shpejt bëri që të humbin besueshmërinë dhe të bien në treg. Media e shkruar nuk ishte në lartësinë e duhur profesionale.

Sa i përket formës kryesore të informimit masiv, televizionit, në Shqipëri kemi mjaft të tillë. Ata janë kryesisht platforma private, tre prej të cilave kanë liçensë kombëtare, përkatësisht Top-Channel, Tv Klan dhe Vizion Plus.
Në të vërtetë Shqipëria ka një ligj të ri për median dixhitale, që përfshin Televizionin Shtetëror dhe të gjitha ato në platforma dixhitale. Mirpo ligjet në vendin tim janë gurë i çmuar në Kushtetutë, por mbeten bakër në zbatim!

Shqipëria, vend i vogël ndoshta për shumë prej jush, por ka një institucion jo pak të rëndësishëm si Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA. Gjithçka duket e bukur nga jashtë por fatkeqësisht e ndryshkur nga brenda. Sepse, problemet e medias janë të shumta në Shqipëri!

Një ndër problemet është mbështetja financiare për median, e cila është e vështirë, dhe ky zë për median ka humbur gjithnjë rrugën. Por kjo nuk ka demotivuar ata që sot janë pronarë mediash kombëtare të ardhur edhe si elementë gazetarie.
Ndaj them që media mbetet e brishtë në Shqipëri sepse askush nuk u kujdes që të rritej edhe kur humbi roli saj informues dhe u kthye në një makineri prodhimi parash.

Pronar mediash sot ka shumë, disa të ardhur nga gazetaria, disa nga pasioni për teknologjinë, disa nga një botë e errët e që sot posedojnë media që gjenerojnë miliona para çdo vit.

Këta oligarkë, sot, i krijojnë një terren të vështirë gazetarit, i cili ky i fundit duhet të respektoje ‘urdhrat’ e BOSS-it, ndërsa Boss­ i e paguan me pagë minimale e pa asnjë ditë të siguruar.

Po këta oligarkë, kanë vështirësuar punën e gazetarëve të kronikës, pasi për oligarkët është e ‘padrejtë’ që gazetari të bëjë drejtësi me fakte, ku protagonistë mbeten miqtë e tyre.

Por në lëmin e gjithë kësaj panorame, kemi një media të re e cila është lnfoweb TV. Kjo media bën progres falë teknologjisë, fushë në të cilën është interaktive.

Krahas internetit kemi gjetur një media financiare te mençur, media të delokalizuar dhe me kosto të ulët, e cila është një media e re në Shqipëri.

Sekreti i saj është gazetari i ri, profesionist dhe një media e ekuilibruar dhe larg nga partitë politike.
Media në Shqipëri është ende një sfidë dhe veçanërisht për gratë. Në role drejtuese, apo në terren. Në përballje me këdo. Edhe pak i mbështesin. Por gratë njëra tjetrën e përqafojnë dhe mbështesin fuqimisht.

Por le të kryqëzojmë gishtat për të ardhmen e medias në vendin tim dhe me ndihmën e Zotit të shpresojmë që kjo gjë do të ndryshojë edhe në të ardhmen për mediat në Shqipëri dhe vendet si ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu