Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Burgjeve, Klevis Qose, takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite Sh.T. Faisal Ghazi Hifzi 🇸🇦.
në qendër të bisedimeve ishte thellimi i bashkëpunimit në projekte që synojnë mbështetjen logjistike dhe teknike të sistemit penitenciar shqiptar.
Postimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Burgjeve, Klevis Qose:
Pata nderin të zhvilloja një takim zyrtar me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, Sh.T. Faisal Ghazi Hifzi 🇸🇦 në ambientet e Ambasadës në Tiranë.
Diskutuam mundësitë për të thelluar bashkëpunimin 🤝 në projekte që synojnë mbështetjen logjistike dhe teknike të sistemit penitenciar Shqiptar. Ambasadori Hifzi vlerësoi angazhimin tonë dhe shprehu gatishmërinë e Mbretërisë së Arabisë Saudite për të forcuar më tej marrëdhëniet institucionale, duke shkëmbyer përvoja në menaxhimin e burgjeve.
Shpreh mirënjohjen time për mbështetjen e ofruar, të cilën e shoh si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kapaciteteve tona, në përputhje me standardet ndërkombëtare.