Drejtori i policisë së Tiranës: Viktima ishte në proces të gjatë divorci. Ish-gruaja ka qenë e arrestuar, dhunonte burrin

0

Tirana është tronditur ditën e sotme nga të shtënat me armë. Një i vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një ngjarje të rëndë që ndodhi në një bar të njohur pranë Gjykatës së Tiranës.

Viktima është shtetasi Kudret Salia, i cili është qëlluar me armë zjarri nga shtetasi Mexhit Picari, ish-vjehrri. Si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi Adriatik Cama. Policia ka bërë të ditur se babai ka vrarë brenda një lokali, ish-bashkëshortin e vajzës, që ishte në proces divorci.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka dhënë një deklaratë për mediat drejtori i Policisë Tiranë, Rebani Jaupaj. Ai u shpreh se autori i vrasjes tani është arrestuar dhe është shoqëruar për në komisariatin e policisë Tiranë.

“Në orën 11:50 të ditës së sotme ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Është vrarë një person që ishte në proces divorci. I ati i vajzës është autori i kësaj ngjarje të rëndë.

Viktima ka pasur një proces të gjatë divorci. Ish-gruaja ka qenë e arrestuar për probleme të dhunës në familje. Sot po bëhej seanca për divorcin”, tha Jaupaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu