Drejtori policisë rrugor -“nëse kaloni shpejtësinë mbi 90 km/orë, do t’ju ndëshkojë me gjobë”

0

Drejtori i Policisë Rrugore, Dhimitraq Ziu ka dhënë një prononcim për mediat në lidhje me pajisjen e re që policia ka marrë në përdorim për të konstatuar dhe gjobitur personat që do të kryejnë shkelje gjatë qarkullimit rrugor.

Gjatë fjalës së tij ai tha se sapo të kalohet limiti i shpejtësisë së lejuar pasjisja do të vendosë gjobën dhe në këtë rast nuk do ketë mundësi përndërhyrje.

Drejtori i Policisë, Dhimitraq Ziu:

Cdo shkelje e normave të shpejtësisë mbi 90 km në orë do të ndëshkohet. Gjthashtu do të ndëshkohen edhe ata që nuk kanë vënë rripin.

Tani sa i përket procedurëssë punës, përcaktohet qartë me rregulla që do t thotë në momentin e konstatimit të shkeljes, do të printohet.

Pajisja është e kolauduar, nëse ne do konstatojmë shkelje mbi 90km/ orë, do të vazhdojnë menjëherë me masat adminsitrative.

Me rritjen e masave ndëshkuese administrative janë pakësuar edhe aksidentet. Kemi koordinuar punën dhe mendoj se ju jeni në dijeni të plotë se ne kemi realizuar objektivat e sezonit turistik.

A do vijohet me gjoba për të shmangur aksidentet apo do rrisni sigurinë në rrugë?

Në bashkëpunim me ARRSH po mundohemi të përmirësojmë sigurinë në rrugë. Në një analizë të shkurtër që ne kemi bërë , është rritur numri i mjeteve në Shqipëri gjatë sezonit turistik.

Nëse konstatohet një mjet që shkel rregullat? Gjobat kalon automatiksith apo shkon deri në disa ditë?

Kjo pajisje nuk pranon ndërhyrje. Gjoba kalon në mënyrë automatike dhe operatori bën printimin pasi janë të identifikuara të gjitha shkeljet. Kjo pajisje ka një cilësi të vecantë që punon edhe në errësirë por pa ndikuar për keq tek drejtuesi i mjetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu