Drejtuesi i mjetit del nga rruga dhe përplaset me murin e shtëpisë, dy të plagosur nisen drejt spitalit

0

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Spitallë të Durrësit.

Drejtues i automjetit me iniciale A.T (53 vjeç) ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e një banese pranë rrugës. Si pasojë është lënduar edhe pasagjeri me iniciale E.GJ (28 vjeç).

Sipas raportimeve të para dy të plagosurit janë dërguar drejt spitalit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Me datë 05.10.2021 rreth orës 16:20, në Spitall, Durrës, mjeti me drejtues shtetasin A.T., 53 vjeç, ka humbur kontrollin duke u përplasur me murin rrethues të një banese. Si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi E.Gj., 28 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jeten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu