Drejtuesi politik i PS në qarkun e Elbasanit Arbjan Mazniku bashkë me Kryetarin e Bashkis Cërrik Andis Salla, kanë Inspektuar ditën e enjte në mesditê shkollën e mesme profesionale “Mihal Shahini”. Ata kanë parë nga afër ambjentet e kësaj shkolle tepër moderne, ku kanë biseduar me mësues dhe nxënës të shkollës. Ky institucion është i vetmi me drejtim bujqësor në rajonin e Elbasanit, që i përgjigjet nevojave të zhvillimit ekonomik të tij. Shkolla ka marrëveshje bashkëpunimi me 11 biznese me te cilët krijohet ura lidhëse për nevojat dhe punësimin e studentëve. Me investimet në shkollat profesionale dhe shpërblimin e personelit mësimdhënës, do të orientohen të rinjtë drejt tregut të punës në degët konkuruese dhe të mirëpaguara.