Drift dhe manovra të rrezikshme në rrugë, arrestohet minoreni në Fier! Procedohet edhe i ati 53-vjeç

0

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale shihej se automjeti tip “Citroen”, me drejtues të miturin po bënte drift dhe manovra të rrezikshme në vendin e quajtur “Rotondo e sharrës” në Fier.

Një 17-vjeçar i papajisur me leje drejtimi është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi bënte bënte drift dhe manovra të rrezikshme në rrugë. Ndërkohë që penalisht është proceduar edhe pronari i automjetit (babai i drejtuesit) 53-vjeçari me iniciale A. N., banues në Ndërnënas, pasi rezultoi se kishte drejtuar automjetin pa patentë.

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale shihej se automjeti tip “Citroen”, me drejtues të miturin po bënte drift dhe manovra të rrezikshme në vendin e quajtur “Rotondo e sharrës” në Fier. Mbi të miturin rëndon akuza e “Drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt”, ndërsa për babain e tij rëndon po e njëjta vepër penale.

NJOFTIMI I PLOTË:

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën shfaqej një automjet tip “Citroen”, drejtuesi i të cilit po bënte drift dhe manovra të rrezikshme, në vendin e quajtur “Rotondo e sharrës”, Fier, shërbimet e Policisë Rrugore Fier bënë të mundur identifikimin e drejtuesit të automjetit.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. N., 17 vjeç, banues në Ndërnënas, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, pasi ka bërë drift dhe manovra të rrezikshme, me automjetin tip “Citroen”, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi.

Gjithashtu, nga hetimet rezultoi se automjeti është drejtuar pa leje drejtimi edhe nga pronari, shtetasi A. N., 53 vjeç, banues në Ndërnënas, (babai i 17-vjeçarit), për të cilin filloi gjithashtu procedimi penal për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu