Droga në Portin e Durrësit/ Ngarkesa vinte nga Ekuadori, arrestohet administrator i firmës dhe një punonjës

0

 

Në lidhje me sasinë e kapur të lëndës narkotike këtë të martë në Durrës është arrestuar Barjon Gumeni, administrator i firmës dhe një punonjës tjetër me emrin Jurgen Osmani.

Ndërkohë Gumeni rezulton të jetë vëllai i pronarit të kompanisë “Alba Exotic Fruit”, Eduart Dauti.

Sasia e drogës së kapur në portin e Durrësit sot është 11 kg e 650 gram kokainë, e cila ka qenë e vendosur në impiantin e kondicionerit, ndërkohë që ishte ambalazhuar në 14 pako.

Sipas informacioneve, ngarkesa ishte nisur më 8 korrik nga porti i Pireut dhe ka mbërritur në Porin e Durrësit në 11 korrik. Ngarkesa me banane vinte nga Ekuadori

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu