Duke brohoritur “Rama ik” pranë takimit të PS, kryeministri: Janë hudhrat tona

0

Duke mbajtur fjalim para grave dhe vajzave në Tiranë, pranë stadiumit “Air Albania” kryeministri Edi Rama u përball me një situatë të papritur. Një mbështetës i opozitës thirri Rama ik, shumë pranë aktivitetit të PS.

Kreu i qeverisë tha se po e priste një gjë të tillë. Rama tha se është koncept që vazhdon prej vitesh.

“Ja doli po e prisja. Po e prisja, po e prisja. Nuk ka sesi të mos dalë. Është koncepti në viti 1936 që vazhdon. Nuk ka si të mos dalë, është po i njëjtë koncept. Partia Demokratike sot natyrisht ka më shumë makina dhe bori por është ajo makina e agait të rënë nga vakti që me çdo kusht donte të prishte koncertin dhe që i dukej pianoja si gogol. Rama ik thotë ai. e bukura e këtyre që thonë Rama ik është se ikin vetëm pastaj me vrap. Këta janë hudhrat tona,” tha Rama.

#EdiRama #Partiasocialiste #takime

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu