Duke u përkëdhelur nga rrezet e diellit, fotoja e rrallë e Mbretit Zog duke bërë plazh në Durrës

0

Rrallë herë jemi mësuar të shohim figura të rëndësishme jashtë kornizave të tyre. Një situatë romantike, humane apo edhe thjesht duke relaksuar, duket si diçka jo e zakontë për syrin e publikut.

Një foto e tillë është bërë publike në rrjetet sociale nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, shkruan InfoWebTv.

I rehatuar duke shijuar rrezet e diellit, Ahmet Zogu shihet duke pushuar në bregdetin e Durrësit. Fotoja daton që nga viti 1925.

Postimi i plotë i Drejtorisë së Arkivave

Duke të uruar një fundjavë të bukur në bregdet, bëje dhe ti një foto si Mbret!

Foto origjinale: Mbreti Zog në bregdetin e Durrësit, viti 1925.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu