Dy aksidente në të njëjtën orë , çiklisti i plagosur transportohet me urgjencë në spital

0

Dy aksidente në të njëjtën orë janë regjistruar në Tiranë, një tek rrethrrotullimi i Saukut dhe një tek Brryli, ku tek ky i fundit ka mbetur i plagosur një çiklist.

Referuar njoftimit paraprak të policisë, bëhet e ditur se çiklisti, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, është aksidentuar nga mjeti me drejtuese shtetasen M.N..

Ndërsa në aksidentin e parë, ku mjeti ka dalë nga rruga ka vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në të dyja vendngjarjet dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidenteve.

Informacione paraprake

Me datë 18.06.2020, rreth orës 16:50, tek Rrethrrotullimi i Saukut, një drejtues mjeti ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga, ku ka vetëm deme materiale.

Më datë 18.06.2020, rreth orës 16:56, tek Brryli, mjeti me drejtuese shtetas M.N., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu