Dy bashkëmoshatarët e godasin me tullë pas koke, plagoset 14 vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Skelës në Vlorë, ku një 14 vjeçar është paraqitur i plagosur në spitalin rajonal.

Sipas detajeve të bëra me dije nga policia, i mituri është dhunuar nga dy bashkëmoshatarët e tij të cilët e kanë goditur me tullë pas koke.

Njoftimi i Plotë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i dëmtuar një shtetas 14 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me sende të forta, gjatë një konflikti të çastit me dy bashkëmoshatarë të tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu