Dy ditë pasi u konfirmua si fitues i zgjedhjeve, Yuri Kim vizitë Edi Ramës në kryeministri

0

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, po zhvillon në ambientet e kryeministrisë një takim me kryministrin Rama. Nuk dihen ende arsyet e vizitës së ambasdores në zyrën e kreut të ekzekutivit vetëm dy ditë pas konfirmimit të tij në detyrë, ndërsa dje ajo kërkoi njohjen e zgjedhjeve nga të gjitha palët.

“Përgëzojmë kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren e tyre elektorale. Ne gjithashtu përgëzojmë dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha, për udhëheqjen e një fushate të fortë, që i dha zë shumëkujt dhe frymëzoi shpresë. Më e rëndësishmja, ne përgëzojmë popullin shqiptar, i cili foli qartë.

Duke njohur rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, udhëheqësit do të veprojnë me përgjegjësi për të mirën e popullit shqiptar. Ne shpresojmë të punojmë me Shqipërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin mbi demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.

Raporti paraprak i OSBE/ODIHR duhet të përdoret për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri. Ne përsërisim që zbatimi i ligjit dhe gjyqësori duhet të ndjekin penalisht cilindo që shkel ligjin dhe pengon të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe”, shkruante dje ambasadorja amerikane Kim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu