Dy vëllezër janë shpallur në kërkim nga Policia/ Goditën me sende të forta pronarin e një servisi

0

Dy vëllezër janë shpallur në kërkim nga Policia për shkak se kanë goditur me sende të forta pronarin e një servisi, i cili është dërguar për mjekim në spital. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ndërsa Policia ka shpallur në kërkim shtetasit I. XH., 49 vjeç, banues në Durrës;  M. Xh., 38 vjeç, banues në Bulqizë (vëllezër).

Njoftimi i plotë i Policisë:

Goditën me sende të forta një shtetas, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy autorët (vëllezër).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u shpallën në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasve:  I. XH., 49 vjeç, banues në Durrës;  M. Xh., 38 vjeç, banues në Bulqizë (vëllezër).

Këta shtetas me datë 03.02.2021,  pas një konfliktit për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta në ambientet e servisit të tij, shtetasin B. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nga shërbimet e Policisë vijon kontrolli i zonës  për kapjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale  “Plagosje e lehtë me dashje,” kryer në bashkëpunim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu