Dynden qytetarët në Rinas , u janë anulluar fluturimet

0

Mbyllja e aeroportit të Rinasit shkaktoi shumë probleme ndër të cilat edhe anulimin e fluturimeve drejt vendeve të ndryshme.

Aeroporti pritet të jetë i mbyllur zyrtarisht deri në orën 10:00 të paradites, më pas do të ketë një njoftim të dytë nga autoritetet publike lidhr me situatën.

Gjithsesi edhe pas kësaj situate të paprecedentë, qytetarët nuk janë njoftuar lidhur me procedurat që do të ndiqen duke bërë që ata të jenë të paqartë.

Ata shprehen për Fax News se nuk janë njoftuar nga askush, madje njëri prej qytetarëve kishte ardhur nga Kosova dhe vetëm gjysmë ore përpara kishte marrë vesh që aeroporti ishte i mbyllur dhe jashtë funksionit.

“Kisha fluturimin në 9:30, kam ardhur nga Kosova, nuk u njoftova nga askush. Para gjysmë ore e kam marrë vesh’– u shpreh qytetari nga Kosova

Gjithashtu qytetarë të tjerë që kishin udhëtime drejt Italisë, janë shprehur se nuk kanë pasur asnjë lloj telefonate për anulimin e fluturimit të tyre.

‘Kam udhëtim për në Itali në orën 12:00, nuk kam pasur asnjë lloj njoftimi apo informacioni’- tha njëri prej qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu