Dyndje në poliklinikë për patentat, qytetarët të revoltuar

0

DURRËS- Qindra qytetarë në Durrës i janë drejtuar poliklinikës së qytetit për të marrë dokumentat e nevojshme për nisjen e procedurave për patentën, pas rritjes së çmimit.

Me fëmijë e letra nër duar, ata shprehen të revoltuar se ppresin me orë të tëra në radhë. Në një prononcim për Euronews, ata shprehen se u duhet që të përfundojnë vizitat, pasi nuk e përballojnë çmimin e ri të patentave.

“U frikësuam, sepse i dyfishoi tarifat për patentë. Ne jemi të varfër dhe u detyruam të mblidhemi,” – u shpreh një qytetar.

“Kam ardhur që në mëngjes, rreth orës 7,” – tha një grua.

“Që në mëngjes presim,” – shtoi një burrë.

“Jam që në 6 këtu dhe kam marrë nr.70 dhe kanë hyrë njerëz të tjerë përpara. Sepse është shtet i korruptuar, me lekë çdo gjë, kanë miq,” – tha një qytetare.

Lajmi për dyfishimin e çmimit të patentave ka marrë shumë vëmendje në publik që nga dalja e tij. Nga 10 marsi, për të marrë një leje drejtimi të kategorisë B qytetarët këtë vit do duhet të paguajnë minimum nga 85 mijë Lekë. Ky dyfishim i çmimit vjen pas një marrëveshjeje të nënshkruar nga DPSHTRR, DPT dhe shoqata e autoshkollave, që kanë dakordësuar çmimet minimale të unifikuara për orët teorike dhe praktike. Nga marsi, një seancë mësimore në praktikë në autoshkolla do të kushtojë minimumi 500 Lekë, ndërsa një seancë praktike 935 Lekë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu