Dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 12 vjeçar, arrestohet 39-vjeçari

0

Tiranë

Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 29 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë ndalimi i shtetasit R. T., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familja”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Marrëdhenie seksuale ose homoseksuale me të mitur” të shtetasit I. C., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetas të mitur 12 vjeç.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. A., 20 vjeçe, A. B., 42 vjeç dhe F. Xh., 29 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

A. M., 23 vjeç dhe M. S., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;

Sh. Xh., 16 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin pa lejen përkatëse të drejtimit është përplasur me motomjetin me drejtues A. H., 21 vjeç. Si pasojë është dëmtuar njëri prej drejtuesve shtetasi A. H., 21 vjeç dhe pasagjeri në motomjetin me drejtues Sh. Xh., të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu