E ardhmja në pikëpyetje, CR7 kërkon të largohet nga United, ja skuadra italiane që ka shfaqur interes

0

Cristiano Ronaldo dëshiron që të largohet nga Manchester United këtë verë, sepse ai nuk ndihet pjesë e projektit të trajnerit Erik ten Hag në “Old Trafford”.

Ylli portugez, 37 vjeç, realizoi 24 gola gjatë sezonit të tij të parë te “Djajtë e kuq”, por duket se gjithçka do të ndryshojë pas uljes në stol të holandezit.

Ten Hag ka mision që të risjellë në jetë një ekip që ka treguar rënie në sezonet e fundit. Gazetas italiane “La Republica”shkruan se ikona portugeze nuk e konsideron veten të përfshirë në këtë projekt të ri.

Roma e drejtuar nga Jose Mourinho, por edhe Sportingu i Lisbonës po e ndjekin me vëmendje situatën, pasi duan që të firmosin me futbollistin.

Por si verdhekuqtë, ashtu edhe portugezët do ta kenë të vështirë që të mund të plotësojnë kërkesat ekonomike të Cristiano Ronaldos.

37-vjeçari paguhet te United 560 mijë Euro në një javë, një shifër mjaft e lartë për të dyja klubet.

Cristiano Ronaldo ka dëshirë të luajë në Ligën e Kampioneve. Sportingu i Lisbonës do të marrë pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm të kontinentit, ndërsa Roma dhe “Djajtë e kuq” do të luajnë në Ligën e Europës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu