E BUJSHME/ Alegri pranë largimit, e zbulon presidenti i klubit të Serisë A: Juventusi kërkoi trajnerin tonë

0

Juventusi vazhdon të deklarojë se Masimiliano Alegri është i paprekshëm. Por me sa duket, planet e bardhezinjve apo vetë trajnerit, janë të ndryshme pasi klubi torinez ka nisur të kërkojë një emër të ri për stolin, e për më tepër ka piketuar atë që dëshiron.

Paolo Berluskoni, vëllai i Silvio Berluskonit dhe presidenti i Monzës, ka bërë të ditur për mediat italiane se bardhezinjtë janë të interesuar për të vënë në drejtimin e skuadrës Rafaele Paladinon. Ky i fundit, ish-futbollist i bardhezinjve, ka drejtuar Monzën në një sezon spektakolar në Serinë A ku ka marrë rezultate të rëndësishme dhe ka siguruar me qetësi mbijetesën e ekipit.

“Paladino do të qëndrojë te Monza, do të flasim me të në fund të vitit, edhe pse është Juventusi që po e kërkon. Do të jetë e bukur që t’i themi “jo” Juventusit”, tha Berluskoni për ”Radio Rai”, duke bërë të qartë se ka kërkesa të rëndësishme për trajnerin i cili është zbulimi i këtij sezoni.

PANORAMASPORT.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu