E BUJSHME! Kërcënohet me jetë ylli i PSG-së: Mbappé, ti je i vdekur

0

Sipas “Le Parisien”, Mbappé ka marrë një kërcënim me vdekje në muralin që është vendosur për nder të tij në Bondy, qyteti ku u rrit. Dhe pikërisht në atë vend, kundër tij është shfaqur një grafit me këtë mesazh shumë të keq: “Mbappé, ke vdekur”.

Kërcënimi shfaqet në muralin që ishte një reklamë për “Nike”, markë që e veshi yllin francez kur mbushi 21 vjeç. Në të është vizatuar Mbappé si fëmijë duke fjetur me një top; Kylian me fanellën e kombëtares franceze dhe një frazë që e përcakton atë: “Duaji ëndrrat e tua dhe ata do të të duan përsëri”.

Në vetë muralin ka kërcënime dhe ofendime të rënda edhe për Sylvine Thomassin, kandidate për kryebashkiake e Bondy, e cila tashmë kishte marrë kritika për paraqitjen publike me Mbappé në disa takime.

Akti banal në rajonin ku u rrit Mbappé shton fyerjet që ka marrë një vajzë me sëmundje të rrallë, e cila i kërkoi futbollistit të qëndronte te PSG. Fraza kushtuar Mbappe në mural duket pasojë e largimit të tij të mundshëm nga PSG te Real Madridi. Në Paris ka njerëz që nuk do t’ia falnin këtë veprim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu