E dhunojnë, i hedhin gaz lotsjellës dhe e mbyllin në dhomë të moshuarën/ Arrestohen të rinjtë, mes tyre edhe një vajzë

0

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Lushnjes pasi kanë dhunuar një grua në banesën e saj, me qëllim grabitjen. Mësohet se J. K., 18 vjeç dhe K. B., 16 vjeçe, kanë shkuar në banesën e një 64-vjeçareje, i kanë hedhur asaj spraj lotsjellës dhe e kanë mbyllur në një dhomë, dhe më pas kanë kërkuar për sende me vlerë në shtëpinë e saj.

Burime bëjnë me dije se në banesë nuk kanë gjetur asgjë me vlerë, dhe prej largimit prej aty janë arrestuar nga ana e Policisë.

Njoftimi i Policisë:

Ushtruan dhunë ndaj të moshuarës, me qëllim vjedhjen në banesën e saj, Policia zbardh ngjarjen në kohë rekord, identifikon dhe arreston në flagrancë 2 autorët. Vihen në pranga një 18-vjeçar dhe një 16-vjeçare.

Gjatë ditës së djeshme, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, 2 shtetas kanë hyrë në banesën e shtetases L. Z., 64 vjeçe, i kanë hedhur sprajt lotsjellës në fytyrë, kanë ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kanë mbyllur atë në një dhomë të kësaj banese. Më pas kanë kontrolluar në banesë për sende me vlerë, por nuk kanë gjetur dhe janë larguar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit u ngrit grupi hetimor dhe pas një pune të mirorganizuar operative dhe profesionale u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i 2 autorëve: J. K., 18 vjeç dhe K. B., 16 vjeçe, të dy banues në Lushnjë.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale sprajti lotsjellës që ata kishin përdorur me qëllim realizimin e vjedhjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu