E frikshme! Tre emigrantë kaluan 11 ditë në pjesën ku gjendet mekanizmi drejtues i anijes cisternë

0

Roja bregdetare spanjolle thotë se ka shpëtuar tre emigrantë që u strehuan në pjesën ku gjendet mekanizmi drejtues i një anijeje cisternë që mbërriti në Ishujt Kanarie këtë javë.

Sipas mediave të huaja, tre burrat u gjetën në anijen cisternë të naftës dhe kimikateve Alithini II, kur ajo hyri në Las Palmas të hënën pas një udhëtimi 11-ditor nga Lagos në Nigeri, sipas faqes së internetit të gjurmimit të anijeve Marine Traffic.
Dhe një foto e shpërndarë nga roja bregdetare i tregonte ata të ulur në atë pjesë të anijes me flamur maltez, pak mbi ujë. Ata u dërguan në port, me agjencinë spanjolle të lajmeve EFE që tha se ata u trajtuan në spital për dehidrim të moderuar.Megjithatë kjo nuk është hera e parë që emigrantët tentojnë të kalojnë detin duke qëndruar në këtë pjesë të anijes.

Në tetor 2020, katër persona u strehuan në këtë pjesë të një cisterne nafte nga Lagos, duke u fshehur për 10 ditë përpara se policia t’i zbulonte kur anija hyri në Las Palmas. Numri i emigrantëve që kalojnë nga Afrika e Veriut në Ishujt Kanarie është rritur në mënyrë dramatike që nga viti 2019. Reuters citoi të dhënat spanjolle duke thënë se migrimi nga deti në arkipelag u rrit me 51% në pesë muajt e parë të këtij viti, krahasuar me një vit më parë.

Por ata që kalojnë këtë rrugë po rrezikojnë jetën e tyre dhe mijëra njerëz vdesin çdo vit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu