E fundit/ Flakët “pushtojnë” katin e gjashtë të një pallati në Astir

0

Një zjarr ka përfshirë katin e gjashtë të një pallati në Astir, aty ku ka një prani të madhe zjarrfikësish. Mesohet se familjaret jane evakuar.

Tjetër zjarr në kryqyeqytet pas asaj qe ra pak me pare ne zonen e 21 dhjetorit ne nje garazh te vendosur prane godines se Policise.

Flakët kanë përfshirë një apartament në zonën e Astirit. Zjarri dyshohet si pasojë e një defekti në kasetën elektrike. 2 automjete të shërbimit zjarrfikës në vendngjarje, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Njoftimi i policise:

Në rrugën “Loni Ligori” rreth orës 17:25, ka rënë zjarr në një banesë. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu