E FUNDIT/ Zhduket 19-vjeçarja shqiptare në Greqi

0

Artemis Vasilis një 19-vjeccare shqiptare që jeton në Greqi, është raportuar e zhdukur nga autoritetet greke pasi familjarët kërkuan ndihmë në polici.
Vajza shqiptare është zhdukur prej një jave në gadishullin e Atikës, në zonën e Koropit.
Vajza ishte nisur për një intervistë punë më datë 16 tetor dhe nga ajo ditë familjarët nuk kanë asnjë kontakt me të.
Raportohet se ajo ka dalë nga shtëpia e veshur me një palë pantallona të zeza dhe një këmishë bojqielli, ndërsa në xhep kishte 40 euro.

Siç raportojnë mediat greke, e reja shqiptare kishte patur një lidhje me një 24 vjeçar, për të cilin familjarët nuk ishin dakord. Nuk dihet nëse zhdukja e saj ka lidhje me këtë gjë, megjithatë familjarët ia kanë vënë në dispozicion këtë fakt policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu