E gjuajnë pa mëshirë me levë në kokë, pamjet kur greku dhe shqiptari rrahin barbarisht biznesmenin në Mykonos (VIDEO)

0

Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit kur një biznesmen i njohur në ishullin e Mykonos u dhuna barbarisht nga një bashkëkombës i tij, por që u ndihmua edhe nga një i ri shqiptar.

Aty shihet se hoteleri Thodoris Kousathanas është rrahur në një rrugë kryesore në zonën e Vidës. Siç shihet në fragmentin e transmetuar nga MEGA, autori zbret nga automjeti i vjedhur dhe me diçka që i ngjan një leve, gjuan në kokë dhe trup biznesmenin duke e goditur vazhdimisht.

Ai më pas largohet, pasi vihet re nga kalimtarët dhe në këtë moment ka hyrë në rol i riu shqiptar, i cili e ka transportuar 39-vjecarin grek në tentativën për t’u fshehur.

Goditjet më të shumta kanë qenë në kokë, me hotelierin Kousathanas që ka humbur ndjenjat dhe është transportuar në një spital privat për ndihmën e parë, ndërsa tani gëzon gjendje të mirë shëndetësore.

“Vëllai im tani është mirë, është i tronditur nga kjo histori. Ata po e shikonin jashtë hotelit tonë. Ngjarja ka ndodhur pak sipër unazës. Ishte një tjetër që e priti, ai që u arrestua. Makina që shohim është e vjedhur. Autori është larguar të njëjtën ditë me avion dhe i arrestuari e ka pritur në një vend tjetër. Ne nuk kemi probleme me askënd këtu. Vetëm me një dyqan aty pranë, por në përgjithësi nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me askënd. Nga hetimi do të dalë kush e ka bërë. Hetimi ka ecur”, tha vëllai i biznesmenit për televizionin MEGA.

Pak ditë më parë, vetë hoteleri kishte folur për SKAI-n për sulmin që u bë ndaj tij duke thënë: “U sulmova nga drejtuesi i makinës. Unë thjesht zbrita për të parë se çfarë kishte ndodhur. Ai kishte veshur një kapele të zezë dhe në dorë kishte një levë. Ai kishte veshur doreza dhe një xhaketë të zezë. Rrahjet ishin të rënda dhe kishin për qëllim të më vrisnin. Fatmirësisht u shfaqën dy fqinjë dhe më pas ai u tremb dhe u largua”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu