E kishin në vëzhgim prej kohësh! Klodiana Lala: Ujka vuante nga një sëmundje e rëndë

0

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije detaje të reja lidhur me vrasjen e ish-kryekomunarit të Velipojës, Pashko Ujka, i cili mori një plumb pas shpine. Në fjalën e saj gjatë emisionit “Open”, Lala tha se në sallën e operacionit, 64-vjeçari kishte pësuar një arrest kardiak, duke theksuar se kishte humbur shumë gjak për shkak të plagës së marrë nga plumbi. Gjithashtu ajo shtoi se Ujka prej kohësh vuante nga  një sëmundje e rëndë dhe çdo mbrëmje dilte shëtitje me familjarët e tij, ç’ka lë të kuptohet se autorët e vëzhgonin prej kohësh shënjestrën e tyre.

“Vuante nga një sëmundje e rëndë dhe dilte çdo ditë në të njëjtin orar për të shëtitur për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Shoqërohej nga gruaja, apo dhe vëllezërit e tij,”-tha ajo ndër të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu