E kishin vrarë dhe hedhur në rezervuar, kush është 25 vjeçari i sapo liruar nga burgu që u gjet i vdekur

0

Është identifikuar personi që u gjet pa jetë në ujërat e rezervuarit të Gjançit në Korçë. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Fridman Xhaferraj, i cili në datën 21 maj është liruar nga dhomat e paraburgimit, duke u lënë në “arrest shtëpie” në fshatin Plug të Lushnjës.

I riu nga Lushnja, me precedent penal në të kaluarën, u gjet i vdekur në Korçë në rrethana ende të paqarta.


Viktima, cili ishte nën masën e sigurisë së “arrestit në shtëpi”, ishte hedhur në një rezervuar ndërsa ekspertiza paraprake sipas burimeve jo zyrtare, ka gjetur shenja dhune në trup.

Ai ishte akuzuar për zjarrvënie të pronës së tjetrit, përfshirë 3 makina pranë një qendre tregtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu