E largoi nga pankina pak ditë më parë për ngacmim seksual, Federata e Kombëtares së njohur denoncon në polici trajnerin

0

Trajneri i kombëtares malteze, Devis Mangia, u raportua në polici për tentativa seksuale. Kjo është bërë e ditur nga Federata Malteze e Futbollit. Ish-trajneri i Palermos u lirua përkohësisht nga detyra e tij javën e kaluar pasi një lojtar i përfaqësueses e paditi atë ndërsa tekniku italian i ka mohuar akuzat, të ngritura më pas edhe nga një lojtar i dytë.

Federata Malteze e Futbollit ka konfirmuar se ka raportuar akuzat në polici, duke deklaruar gjithashtu se po vlerëson “aktivisht” dhe “vazhdimisht” të gjitha zhvillimet e rastit. “Megjithëse çështja është ende në fazën e akuzës, graviteti i akuzave e bën të domosdoshme që Asociacioni të kërkojë këshilla si nga FIFA ashtu edhe nga UEFA, duke adoptuar të njëjtën qasje të përdorur në rastet që kanë të bëjnë me çështjet e integritetit në futbollin ndërkombëtar”, shtoi federata.

Yuyu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu