E mashtroi me kumbulla dhe e futi në shtëpi, burg për 48-vjeçarin që ngacmoi 5-vjeçaren

0

Gjykata e Beratit ka lënë në burg 48-vjeçari Sokol Kapinova, i cili u arrestua 3 ditë më parë pasi ngacmoi seksualisht një vajzë 5-vjeçe.

Prokuroria e Beratit, e përfaqësuar nga prokurori Tasim Puci ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”, masë që është pranuar dhe vendosur nga gjyqtari Kostika Çobanaqi, që e ka vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e tij.

Burime për Abc News bëjnë me dije se Kapinova ishte komshi me të miturën dhe mësohet se e ka gënjyer me ëmbëlsira dhe kumbulla vajzën së bashku me motrën e saj 7-vjeçe,për ti futur në shtëpinë e tij,ku edhe ka ndodhur ngacmimi seksual.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu