Orjana Gremi, është 32-vjeçarja e cila akuzohet për vrasje me dashje pasi ka braktisur foshnjën e saj pranë lumit Kir, në Shkodër.
Lidhur me ngjarjen e rëndë e reja ka rrëfyer para autoriteteve se djalin e saj të porsalindur e kishte lënë breg lumit dhe se e kishte mbështjellë me batanije derisa trupi i foshnjës u gjet sot i pajetë.
Mësohet se Gremi ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike e gjendje shoku.
“E mbështolla me batanije, e lashë aty dhe u largova”, ka thënë e reja.
Sakaq e pyetur lidhur me arsyet e aktit të rëndë, ajo ka pohuar se nuk kishte mundësi ta mbante foshnjën.
“S’kisha mundësi ta mbaja”, ka dëshmuar ajo.
Kujtojmë se foshnja u gjet mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur Postribë dhe se e reja kishte lindur 30 dhjetor të vitit që lamë pas, ndërsa djalin e kishte braktisur dje.