E mbuluar në trëndafila rozë, gruaja e kryedemokratit Basha feston ditëlindjen, ja kush i bëri dhuratën e veçantë (FOTO)

0

Aurela Basha, bashkëshortja e liderit të opozitës Lulzim Basha është zgjuar sot e mbuluar nga trëndafilat rozë. Në një postim në Instagram, vetë Aurela Basha ka postuar trëndafilat që i ka marrë si dhuratë më 4 tetor, me rastin e ditëlindjes së saj.

“4 tetor,”- shkruan Basha mbi foto, por pa bërë me dije se kush ia ka bërë këtë dhuratë të veçantë. Kryedemokrati nuk përjashtohet si mundësi, edhe pse lideri i Opozitës nuk e shfaq shumë anën e tij romantike në rrjetet sociale.

Sot, një ditë pas festës, bashkëshortja e Bashës ka postuar një tjetër foto.
“Ditëlindje, festime,”– shkruan Aurela Basha krah imazhit ku shihet mjaft e kuruar në paraqitjen e saj.

Lulzim Basha dhe gruaja e tij Aurela janë njohur që në shkollë të mesme. Ata janë martuar në Tiranë më 8 maj të vitit 2004 dhe kanë dy vajza, Dafina dhe Viktoria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu