E mitura nga Gjilani denoncon se është pë*dhunuar nga dy burra në mars-prill, arrestohen të dyshuarit

0

KOSOVË- Ende pa kaluar disa ditë nga buja që shkaktoi përdhunimi i një 11-vjeçare në Prishtinë një tjetër rast është raportuar në Kosovë ku një e mitur nga Gjilani ka raportuar në Polici se është përdhunuar nga dy të burra gjatë muajve mars-prill.

Lajmi është konfirmuar nga policia e Gjilanit në raportin 24-orësh të publikuar ditën e sotme ku njoftohet se pas denoncimit të së miturës, dy të miturit janë arrestuar dhe janë dërguar në paraburgim.

DHUNIM – Gjilan mars-prill 2022 – NN. Është intervistuar viktima femër kosovare e mitur e cila ka deklaruar se është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj të moshës madhore. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan të Prishtinës më 27 gusht, ku 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Fillimisht janë arrestuar 4 nga 5 autorët e dyshuar të ngjarjes ndërkohë që i pesti u dorëzua në polici pas 3 ditësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu