E moshuara në Fier dhunohet nga djali e nusja, shtyhet e hidhet në tokë

0

Ky është momenti kur djali dhe nusja dhunojnë të moshuarën në oborrin e banesës. Ngjarja ka ndodhur në Fier dhe është raportuar fillimisht nga ‘JOQ’ e cila më pas ka bërë publike edhe videon e dhunimit.

Është mbesa e të moshuarës ajo e cila ka mundur të sigurojë pamjet filmike të kamerave të shtëpisë ku të afërmit e të moshuarës e shtyjnë dhe tregohen agresivë ndaj saj.
Pas dhunimit të të moshuarës, policia bëri të mundur arrestimin e djalit. Mbesa e të moshuarës thotë se në ushtrimin e dhunës ndaj saj janë bashkëpunëtorë edhe bashkëshortja e tij Marjana Tanku dhe dy persona të tjerë.

“Edhe nenen e detyruan ta nxirnin nga spitali pa ber 24 orë vezhgim sdonin ti jepnin as flet dalje nga spitali edhe i thoshnin qe esht sh mir nena ska as gje”, shkruan ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu