E ndërtuar me dorë, makina më e shpejtë elektrike në botë futet në Librin e Rekordeve Guinness!

0

Studentët zviceranë kanë thyer rekordin Guinness lidhur me shpejtësinë e makinës së tyre elektrike të ndërtuar me dorë. Automjeti i tyre ka thyer rekordin e mëparshëm që mund të përshkojë 0 deri në 100 kilometra në orë për më pak se një sekondë. Anëtarët e Klubit Akademik të Motorsporteve të Cyrihut (AMZ) nga universiteti kërkimor ETH i Cyrihut dhe nga Universiteti i Lucernit shpenzuan çdo minutë duke punuar për automjetin e tyre elektrik.

E drejtuar nga Kate Maggetti, makina elektrike e ndërtuar me dorë ka përshkruar prej pikës 0 deri në 100 kilometra në orë për vetëm 0.956 sekonda, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 1.461 sekonda. Rekordi i mëparshëm u thye nga një ekip gjerman nga Universiteti i Shtutgartit. Edhe Guinness konfirmoi se automjeti theu rekordin e shpejtësisë së menjëhershme për një makinë elektrike në Parkun e Inovacionit të Zvicrës në Duebendorf./TAR

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu