E njëjta gjë i ka ndodhur edhe më parë, zbulohen detaje të reja nga aksidenti në fshatin Vërtop

0

28-vjeçarja Anxhela Ibro,punonjëse e administratës së bashkisë Poliçan. Ibro është aksidentuar edhe më parë,duke rënë nga një lartësi 15 metër dhe ka shpëtuar.

Anxhela Ibro,e cila u aksidentua mesditën e sotme në fshatin Vërtop të Poliçanit. Si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën po udhëtonte Ibro humbi kontrrollin e mjetit dhe ra nga Ura e Vërtopit në lumë,nga një lartësi rreth 15 metër.

28-vjeçarja Ibro mësohet se është punonjëse administrate në bashkinë e Poliçanit dhe një aktiviste e njohur e PS-së në këtë qytet.

Në zgjedhjet paralamentare të zhvilluara në 25 prill 2021,Anxhela Ibro ishte zv/kryetare e KZAZ nr.67 në qytetin e Poliçanit.28-vjeçarja Ibro është aksidentuar edhe disa vite më parë në dalje të qytetit të Poliçanit,ku humbi kontrrollin e mjetit dhe ra nga një lartësi rreth 15 metër,duke përfunduar në landfillin e qytetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu