E pazakontë. Derri i egër i “vodhi” çantën bashkë me laptopin, e ndjek nga pas pa asnjë rrobë në trup

0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Gjermani, specifikisht në një vend të njohur nudist në Grunewald Forest, Berlin ku një burrë ishte duke bërë banja dielli, kur një treshe derrash ia vodhi çantën.

Ata po kërkonin ushqim, por çanta kishte brenda laptopin e tij dhe ai nuk ishte i gatshëm ta linte të ikte. Kështu ai ndoqi nënën derr dhe dy pasardhës të saj para turmave të njerëzve, çka shkaktoi shumë të qeshura.

Menjëherë pasi ai doli fitimtar nga pylli me çantën e tij, shikuesit filluan brohorisnin. Aq e paharrueshme ishte kjo ngjarje sa kompania Busch Modellbau i kushtoi burrit nudo që ndjek derrat dhe një lodër.

Gjithsesi, Liqeni Teufelssee është një destinacion popullor për banorët e Berlinit dhe gjithashtu lejon larjen nudo, të njohur në vend si FKK, e përbashkët me shumë liqene të tjerë në pjesë të ndryshme të Gjermanisë.

Derri i egër është një problem në rritje në Berlin, dhe Landesverband Berlin i cili është përgjegjës për menaxhimin e çështjes pranon se është e vështirë për ta vënë atë nën kontroll.

Derrat e egër nuk janë grabitqarë të rëndësishëm natyrorë dhe kalojnë shumë kohë duke gërmuar tokën duke dëmtuar florën lokale, gjithashtu organizojnë rregullisht “sulme” në zona të banuara.

Një zëdhënës i Busch Modellbau tha se produkti po shitej mirë. Popullariteti i nudizmit shpesh reflektohet në të gjithë vendin.

Adele Landauer, e cila mori imazhet tashmë të famshme dhe mori lejen nga subjekti për t’i ndarë ato në internet, tregoi historinë në atë kohë: “Unë isha ulur në bar kur pashë një derr të egër duke vjedhur pica nga çanta e dikujt ndërsa ata ishin duke notuar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu